VIDEO | Solskjaer me pesë yje, Junajtid “magjeps” në Kardif

Debutimi i Ole Gunar Solskjaer nuk kishte si të shkonte më mirë, teksa Mançesteri i tij shkatërroi 1-5 Kardif Sitin në transfertë. Lojë e bukur dhe harmoni te Junajtid, që shënoi vetëm pas tre minutash golin e parë, me anë të Markus Rashford, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

“Djajtë e kuq” vijuan të këmbëngulnin me lojën e tyre, pavrësisht avantazhit dhe në minutën e 29-të dyfishuan me anë të Ander Herrerës. Vendasit e Kardifit, reaguan në minutën e 38-të, ku Kamarasa shndërroi në gol një 11-metërsh duke shkurtuar diferencën në 1-2.

Gjithsesi, pjesa e parë ende nuk kishte të mbaruar, pasi Antoni Marsial, shënoi dhe golin e tretë, në minutën e 41-të, duke dërguar në dhomat e zhveshjes të qetë ekipin e tij. Pjesa e dytë ishte po aq produktive sa e para për ekipin e Solskjaer, pasi shënuan dhe dy herë të tjera, me anë të Xhesi Lingard, në minutat 57 dhe 90.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online