VIDEO | Solsk-VAR, çmenduri angleze në Paris!

0

E besoni apo jo?! Mançester Junajtid bën çmendurinë më të madhe brenda në Paris, duke triumfuar 1-3 ndaj PSG-së dhe duke kaluar më tej, në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Mjatuan vetëm dy minuta që sfida të ndizej, pasi Mançester Junajtid gjeti avantazhin me anë të Romelo Lukakut. Një gafë në mbrojtje e vendasve u shfrytëzua në maksimum nga sulmuesi belg, i cili arriti të shmangë dhe Bufon, duke çuar topin në rrjetë.

Gjithsesi, festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 11-të ishte Huan Bernat, i cili baraspeshoi gjithçka. Një dalje e Kilian Mbape, me këtë të fundit që hodhi një top të zonë, solli golin e dytë të ndeshjes, ku Huan Bernat shtyu topin në rrjetë, duke çuar peshë tifozët e tij.

Ekipi i Solskjaer duket se nuk e kishte thënë fjalën e fundit në këtë ndeshje dhe në minutën e 30-të shënoi përsëri, duke rihapur gjithçka. Një gafë e Bufon pas goditjes së Rashford, solli golin e dytë për “djajtë e kuq”, të cilët shënuan përsëri me Lukakun, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë dominimi i PSG-së vijoi, por vetëm me lojë. Francezët e kanë në gjak dështimin këto vitet e fundit dhe duke mos arritur të shënonin golin e barazimit, i dhanë shpresë Junajtid.

Dhelpra Solskjaer, kampion Europe me gol në shtesë ndaj Bajernit në 1999, në fund hodhi në fushë ç’të gjente në stol, edhe një sulmues 17-vjeçar, por në shtesë, kur nuk e priste askush, Dalot gjuajti pa ndonjë synim të qartë dhe topi u përplas te krahu i Kimpembes.

Protesta nga Man Utd, por mbrojtësi ishte me shpinë dhe krahu shumë pak i hapur. Për siguri, pak VAR dhe… e pabesueshme, penallti për Junajtid!!! Mes protestave, Rashford me qetësi shënoi dhe kualifikoi Red Devils.

Dështimi e ka emrin PSG, edhe pse penalltia ishte tepër, tepër e dyshimtë!

UEFA Champions League
Faza e 1/8-ave
PSG – Mançester Junajtid 1-3
Shënues: Bernat 11’ / Lukaku 2′, 30′, Rashford 90+3 (pen.)
You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.