Noel dhe Liam Galager janë të njohur për themelimin e grupit të njohur “Oasis”, por jo vetëm kaq. Të dy vëllezërit janë tifozë të thekur të Mançester Sitit.
Sot kanë shijuar një pasdite të mrekullueshme dhe kanë festuar titullin e gjashtë në historinë e “Qytetarëve”. Neol, i cili është këngëtari i bandës, ka qenë i pranishëm në stadiumin e Brajtonit dhe pas fitores ka nxituar për të takuar idhujt e tij.
Ai është futur në dhomat e zhveshjes, aty ku ka performuar përpara të gjithëve të mirënjohurën “Wanderwall”. Momente emocionuese për Guardiolën, djemtë e tij dhe stafin teknik, ndërsa dhomat e zhveshjes kanë marrë pamjen e mini-koncerti.
Impromptu @NoelGallagher gig in the dressing room!! ?
An anthem for the Champions!
? #mancity ? pic.twitter.com/XpcpUV1rMZ
— Manchester City (@ManCity) May 12, 2019