Si sot 10 vite më parë zhvillohej ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Champions Ligës midis Arsenalit dhe Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” të Fergusonit kishin fituar ndeshjen e parë 1-0 dhe luftonin për një vend në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Ekipi nga Mançesteri fitoi 1-3 dhe u kualifikua për në finalen e madhe të Romës. Dy gola të shpejtë të koreano-jugorit Park dhe Kristiano Ronaldos vrisnin shpresat e “Topçinjve”.
Portugezi shënonte një gol fantastik. Një goditje dënimi rreth 40 metra dhe një ekzekutim perfekt. Asnjë shans për spanjollin Almunia, i cili dorëzohej përballë “predhës” së Ronaldos.
Portugezi shënonte edhe një tjetër gol në pjesën e dytë, ndërsa Van Persi ngushtonte rezultatin për vendasit. Në finale Junajtid do të përballej me Barcelonën e Guardiolës. Samuel Eto dhe Leo Mesi shënonin dy golat e triumfit katalanas në tokën italiane.
10 years ago today, Cristiano Ronaldo scored this goal!! ?? ? pic.twitter.com/XpCrEPZ5wC
— Football HQ (@FootbaII_HQ) May 5, 2019