Real Madrid nuk ka lënë vend për surpriza, teksa ka mundur me rezultatin 3-1 kampionët e Azisë Kashima Antlers. Të tre golat për “Los Blancos” i shënoi uellsiani Gareth Bejl, i cili edhe pse vinte nga një dëmtim kreu një paraqitje të shkëlqyer.
Golin e “nderit” për skuadrën japoneze e shënoi Doi në minutën e 78-të. Falë kësaj fitoreje, kampionët në fuqi të Champions-it kalojnë në finalen e Botërorit të klubeve, ku do përballen me skuarën e vendit organizator Al Ain, ku do të kenë mundësinë të shpallen fitues të këtij turneu për herën e tretë radhazi.
Real Madrid 3 – 1 Kashima Atlers
Shënues: Bejl 44’ 55’ 53’ / Doi 78’