Flamurtari-Partizani ka nisur me tension, ashtu sikurse mbaroi takimi i fundit në Vlorë mes këtyre dy ekipeve. Sërish protagonist mbrojtësi Lorenc Trashi, i cili është ofenduar nga disa tifozë edhe këtë herë. Lojtari i të kuqve ka dashur të sqarohet dhe është afruar pranë hekurave të stadiumit.
Momente tensioni, ndërkohë që është dashur ndërhyrja edhe drejtorit Ardi Behari, i cili ka hyrë në fushë dhe është munduar të qetësojë lojtarin e të kuqve. Sikurse dallohet edhe në video, nuk mungojnë as ofendimet karshi Trashit.