VIDEO | Shalke për turp, Leverkuzen e Lajpcig nuk gabojnë

0

Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve në Bundesligë, të vlefshme për javën e 24-t. Surprizat nuk kanë munguar, ku mjafton t’i hidhet një sy rezultatit përfundimtar të sfidës së luajtur në Gelsenkirshen, mes Shalke 04 dhe Dyseldorfit, ku vendasit janë turpëruar me shifrat 0-4.

Bajer Leverkuzen arriti të reagonte menjëherë, pavarëisht disfatës së javës së kaluar ndaj Dortmund, ku ditën e sotme triumfoi pastër 2-0 ndaj Frajburgut të Abrashit. Gjithashtu, fitore edhe për Lajpcigun në transfertë ndaj Nurenbergut me shifrat minimale, ku një gol i Klosterman vendosi ndeshjen.

Takim drithërues në sfidën e luajtur në Frankfurt, ku Ajntrahti mundi Hofenhajmin  me përmbysje me shifrat 3-2. Herta e Berlinit më në fund u kthye te fitorja në shtëpi, teksa përmbysi Maincin, duke triumfuar 2-1.

Bajer Leverkuzen 2-0 Frajburg

Shënues: Aranguiz 4’, Bejli 73’

Ajntraht Frankfurt 3 – 2 Hofenhajm

Shënues: Rebiç 20’, Haler 89’, Pasiensa 97′ / Zhoeliton 43’, Belfodil 60’

Herta Berlin 2-1 Mainc

Shënues: Grujiç 50’, Stark 60’ / Stark 46’(aut.)

Nurenberg 0-1 Lajpcig

Shënues: Klosterman 40’

Shalke 0-4 Dyseldorf
Shënues: Lukebakio 36’(pen.), Kovnacki 62’, 84’, Raman 68’

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.