Devolli: Skuadra po rritet, duam të lëmë dy rivalë poshtë nesh!

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli ka folur para sfidës së nesërme kundër Flamurtarit, ku preku disa tema. Barazimi me Laçin, Flamurtari për mbijetesë dhe rivalët e mbijetesës: Devolli i preku të gjitha. Në fjalën e tij për faqen e klubit krutan, Devolli u shpreh:

BARAZIMI ME LAÇIN – “Nuk besoj se ka ndikuar. Edhe pse lamë dy pikë, jemi stërvitur mirë, kam parë seriozitet dhe entuziazëm në ekip. Për këtë arsye, nuk besoj se ka pasur ndikim rezultati i fundit. Ashtu si erdhi loja, edhe një pikë është e pranueshme, edhe pse duhej t’i kishim bërë gjërat më mirë. Gjithsesi, kemi punuar mirë këtë javë dhe i kemi marrë masat për të zhvilluar një ndeshje të mirë në Vlorë”.

MUNGESA E SHEHUT – “Për fat, kemi alternativa. Kemi 5 mesfushorë për 3 vende, ndaj ai që do e zëvendësojë Shehun do bëjë mirë, besoj. Rëndësi ka që të bëjmë mirë si ekip. Situata na detyron të marrim pikë dhe do të shkojmë në Vlorë për fitore, pse jo”.

KAMERUNASI – “Bojom po përmirësohet nga dita në ditë, sepse ka pasur probleme fizike. Tani është mirë, kur të na nevojitet besoj do jetë gati. Skuadra ka funksionuar mirë në fazën mbrojtëse, por Bojom do na ndihmojë kur të na duhet”.

VATNIKAJ – “Besoj se të gjithë e kanë parë që Jurgeni ka bërë mirë, na ka ndihmuar, ka ndryshuar për mirë. Shpresoj të gjejë edhe golin, sepse kjo do e lironte. Gjithsesi, jam i kënaqur, nga Vatnikaj dhe sulmuesit e tjerë”.

FLAMURTARI PËR MBIJETESË – “Nuk e di, nuk më takon mua ta gjykoj këtë gjë. Unë dua lojë të mirë dhe agresivitet nga ekipi, për të ngjitur shkallët e renditjes sa më shpejt, pastaj nuk ka rëndësi kush është rivali, Flamurtari, Tirana apo Luftëtari. Ne duam të lëmë të paktën 2 ekipe poshtë nesh”.

GJYKIMI – “Jam shumë i kënaqur nga gjykimi në këto 5 ndeshje që kam drejtuar. Duhet t’i lëmë të qetë arbitrat, sepse vështirësitë shtohen, afron fundi dhe presioni është i madh, ashtu si për ne. Unë shpresoj që edhe në ndeshjet e mbetura arbitrimi të jetë i mirë, dua vetëm të na jepet haku, asgjë më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online