Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve në Bundesligë, të vlefshme për javën e 24-t. Surprizat nuk kanë munguar, ku mjafton t’i hidhet një sy rezultatit përfundimtar të sfidës së luajtur në Gelsenkirshen, mes Shalke 04 dhe Dyseldorfit, ku vendasit janë turpëruar me shifrat 0-4.
Bajer Leverkuzen arriti të reagonte menjëherë, pavarëisht disfatës së javës së kaluar ndaj Dortmund, ku ditën e sotme triumfoi pastër 2-0 ndaj Frajburgut të Abrashit. Gjithashtu, fitore edhe për Lajpcigun në transfertë ndaj Nurenbergut me shifrat minimale, ku një gol i Klosterman vendosi ndeshjen.
Takim drithërues në sfidën e luajtur në Frankfurt, ku Ajntrahti mundi Hofenhajmin me përmbysje me shifrat 3-2. Herta e Berlinit më në fund u kthye te fitorja në shtëpi, teksa përmbysi Maincin, duke triumfuar 2-1.
Bajer Leverkuzen 2-0 Frajburg
Shënues: Aranguiz 4’, Bejli 73’
Ajntraht Frankfurt 3 – 2 Hofenhajm
Shënues: Rebiç 20’, Haler 89’, Pasiensa 97′ / Zhoeliton 43’, Belfodil 60’
Herta Berlin 2-1 Mainc
Shënues: Grujiç 50’, Stark 60’ / Stark 46’(aut.)
Nurenberg 0-1 Lajpcig
Shënues: Klosterman 40’
Shalke 0-4 Dyseldorf
Shënues: Lukebakio 36’(pen.), Kovnacki 62’, 84’, Raman 68’