Taulant Seferi e ka fituar takimin kundër Kiazos praktikisht i vetëm, pasi në fitoren 2-0 të Vinterturit, shënoi golin e parë dhe asistoi në golin e dytë. Sulmuesi kuqezi është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës zvicerane dhe është pikë referimi në majën e sulmit.
22-vjeçarit iu deshën vetëm 13 minuta për të gjetur rrjetën, ku pasi merr një pasim të bukur dhe i vjedh kohën mbrojtësit kundërshtar, arrin të mposhtë dhe portierin me një diagonale me të djathtën. Ky gol ishte i nënti në kampionat për sulmuesin kuqezi. Ndeshja pozitive nuk do të mbaronte këtu për Seferin, pasi në minutën e 25’, do të asistonte dhe golin e Dumbia, që vendosi dhe fatet e takimit.