Humbja e fundjavës së shkuar ndaj Bajernit është hedhur pas krahëve nga Borusia e Dortmundit. Verdhezinjtë mposhtën në “Signal Iduna Park” Maincin me rezultatin 2 – 1, duke kaluar presionin nga Bajerni, i cili luan nesër ndaj Dyseldorfit. Dortmundi me një ndeshje më shumë ndodhet në vend të parë me 66 pikë, dy më shumë se bavarezët.
Pjesa e parë nisi në mënyrë të shkëlqyer për skuadrën gjermane që gjeti shënoi dy gola të shpejtë me anë të talentit anglez Sanço. Në të dytën Mainci filloi të shfaqej i rrezikshëm, por portieri Burki e mbajti të paprekur portën e tij deri në minutën e 86-të, ku miqëtë shënuan golin e nderit me anë të suedezit Kuaizon.
Dortmund 2 – 1 Mainc
Shënues: Sanço 17’, 24’/ Kuaizon 86’
Standings provided by Sofascore LiveScore