Dejvid Bekam ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes gjatë kohës kur ishte futbollist dhe padiskutim ka qenë dhe mbetet një nga sportistët më të famshëm. Disa vite më parë, britaniku ishte fytyra e kompanisë “Pepsi” dhe videoja e tij në plazh, duke futur tri topa në tri kosha të ndryshëm nga një distancë e largët, do të na mbetet gjithmonë në memorie.
Pavarësisht se Bekam ishte një nga lojtarët më të saktë me pasimet dhe krosimet e tij, ajo video ishte e edituar. Kompania “Pepsi” tashmë ka nënshkruar kontratë me yllin e Liverpulit, Mohamed Salah. Edhe ky i fundit do të jetë personazhi kryesor i një reklame.
Egjiptiani ka postuar një video në Instagramin e tij zyrtar, ku shihet qartë se po përgatitet për reklamën ku do të marrë pjesë. Shoku i tij i skuadrës, Dejan Lovren, ka marrë vëmendjen më të madhe, pasi ka komentuar: “100% e vërtetë!” dhe një emoji të Pinokut, çka tregon qartë se ajo video ishte e edituar.