VIDEO | Sadiku mrekullon Zvicrën, shijoni “perlën” e bomberit shqiptar

Armando Sadiku i ka siguruar Luganos një pikë shumë të çmuar në transfertën ndaj “gjigantëve” të Bazelit.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua si rezervë në këtë takim, ku gjeti për herë të dytë rrugën e rrjetës me Luganon, që prej rikthimit të tij në klub gjatë merkatos dimërore. Një goditje perfekte nga 25 metra nuk i la asnjë shans portierit të Bazelit. Avantazhi i Luganos zgjati vetëm tëtë minuta, pasi vendasit barazuan në minutën  e 75.

Te Baseli në këtë takim u aktivizuan tre lojtarë shqiptar. Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti e nisën si titullar, ndërsa Zhegrova u fut në lojë në minutat te fundit të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *