VIDEO | Rrëshqet Roma, Kievo e befason në shtëpi

Roma, edhe pse e pa veten në avantazh të dyfishtë për 30 minuta, nuk ia ka dalë të marë pikët e plota kundër Kievos në “Olimpico”. Një ndeshje e mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2, çka i detyron skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Sigurisht miqtë nga Verona janë ata që gëzohen, pasi një pikë në transfertë dhe kundër një ekipi si Romas është “flori”. Veç kësaj, kur je në disasvantazh. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, me El Sharauin që brenda zonës nuk fal.

Krosimi i Florenzit në shtyllën e dytë u shfrytëzua nga ish-sulmuesi i Milanit dhe Roma e pa veten në avantazh. Duhej shënuar sërish dhe sulmet vijuan. Në një prej tyre, kur kishte mbërritur minuta e 30-të, ishte Kristante, i cili u shërbye nga Xheko në zonë dhe mesfushori gjeti rrugën e rrjetës.

Fragmenti i parë i lojës u mbyll me rezultatin 2-0, ndërkohë që reagimi i Kievos ishte i menjëhershëm. Valter Birsa, slloveni i i miqve, me një goditje nga distanca shmangu portierin vendas. Shifrat u ngushtuan, ndërkohë që Roma nuk mundi të shënojë dot golin e qetësisë.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Stepinski pas një serie gabimesh të vendasve, me një gjuajtja brenda zonës shënoi golin e barazimit 2-2. Roma bëri çmos të shënonte sërish dhe pati një mundësi të artë me Xhekon në shtesë, por boshnjaku nuk realizoi. Gjithçka u mbyll në barazim, me Kievon që kishte të drejtën të festonte.

SERIE A – JAVA 4

Roma-Kievo 2-2
Shënues: El Sharaui 10’, Kristante 30’ / Birsa 52’, Stepinski 82’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online