Gara për një vend në Champions është bërë shumë interesante në Itali. Shumë ekipe luftojnë për dy vende, edhe pse Interi duket pak komod për momentin në vendin e tretë. Humbja e Milanit përballë Juventusit është shfrytëzuar nga Roma, që ka siguruar një trepikësh të artë në transfertë.
Goli i Daniele De Rosit i dhuroi fitoren përballë Sampdorias ekipit kryeqytetas. Kapiteni devijoi saktë një top brenda zonës së vendasve dhe dërgoi topin në rrjetë, 15 minuta përpara fundit të ndeshjes.
Takimi ishte i ekuilibruar, edhe pse Sampdoria zotëroi qarkullimin e topit. Roma nuk fitonte në kampionat prej tre ndeshjes dhe ky trepikësh e ngjit në vendin e gjashtë me 51 pikë, një më pak se Milani i vendit të katërt, ndërsa ekipi dorian qëndron në vendin e nëntë me 45 pikë.
Sampdoria-Roma 0-1
(De Rosi 75′)