VIDEO | Real i shpërfytyruar, heroi Navas e çon në çerekfinale
Real Madrid u mund me rezultatin 1 – 0 në ndeshjen në vajtje ndaj Leganesit në takimin në kuadër të Kupës së Mbretit. Pavarësisht, humbjes “Los Blancos” kalojnë më tej, pasi kishin fituar takimin e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 3 – 1.
Djemtë e Santiago Solarit pësuan golin e parë në minutën e 30-të, pasi danezi Brethuejt përfitoi nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë. Në pjesën tjetër të takimit, te madrilenët u vu re qartë ankthi që po u sillte pozita në të cilën ishin vënë, pasi në rast të një goli të dytë të vendasve, rrezikonin eliminimin.
Shpërdorimet e përsëritura të adoleshentëve Vinisjus dhe Diaz mund t’i kushtonin rënë Realit, por portieri Keilor Navas u bë shpëtimtari i kryeqytetasve. Ndoshta pas kësaj paraqitjeje, Solari do të ketë një shtysë më shumë për të ulur në stol Tibo Kurtuan, i cili është prej disa muajsh zgjedhja e parë e argjentinasit.
@NavasKeylor el mejor del partido con diferencia, si todos echaran las mismas ganas…@realmadrid pic.twitter.com/hBmrSMeD9x
— #LOVELARVE A POR LOS 5K ? (@lovelarve) January 16, 2019