Janë luajtur më shumë se gjysma e ndeshjeve të vlefshme për javën e 18-të të Bundesligës. Në ndeshjet e luajtura pasditen e sotme, kryefjalë ishte goli i Milot Rashicës, i cili e ka nisur vitin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dhënë fitoren ekipit të tij me shifrat minimale 0-1.
Ndërkhë, sfida që kishte vëmendjen më të madhe në Gjermani, ishte ajo midis Bajer Leverkusenit dhe Gladbahut, e cila përfundoi njësoj si Verderi në shifrat 0-1. Ishte Alesan Plea, i cili shënoi në minutën e 37-të, duke e mbyllur pjesën e parë dhe gjithë takimin në favor të miqve.
Në sfidat e tjera, Ajntrahti i Frankfurtit tregoi forcën duke kaluar Frajburgun pastër 3-1. Mainci dhe Dyseldorfi , nga ana tjetër arritë fitore mjaft të rëndësishme në transfertë, teksa triumfuan respektivisht ndaj Shtutgartit, me shifrat 2-3 dhe Augsburgut 1-2 .
Bundesliga | Java e 18-të
Augsburg – Dyseldorf 1-2
Shënues: Shmid 64′ / Duksh 45’, Raman 90′
Bajer Leverkusen – Borusia Mynshengladbah 0-1
Shënues: Plea 37’
Ajntraht Frankfurt – Frajburg 3-1
Shënues: Haler 36’, Rebiç 40’, Joviç 45′ / Petersen 69′
Hanover – Verder Bremen 0-1
Shënues: Rashica 33’
Shtutgart – Mainc 2-3
Shënues: Gonzalez 83′ Kempf 85′ / Askasibar 22’(aut.), Mateta 28’, Hak 72′