VIDEO | Raptors “pickojnë” kampionët, Siakam-Leonard super

Toronto Raptors ka fituar ndeshjen e parë të serisë së finaleve në NBA. Kanadezët triumfuan ndaj kampionëve në fuqi të Golden State Warriors me rezultatin 118-109. Një ndeshje e nisur nga Raptors, që realizuan 10 pikë më shumë në dy periodat e para

Reagimi i Warriors në periodën e tretë nuk ishte në nivelin e duhur, pasi shënuan vetëm tre pikë më shumë. Raptors për asnjë moment nuk lëshuan dhe në periodën e fundit shënuan dy pikë më shumë dhe iu gëzuan fitores. Mungesa e Kevin Durant u ndje te Warriors.

Pascal Siakam ishte më i miri, teksa shënoi 32 pikë, asistoi pesë herë dhe rikuperoi 7 topa në tabelë. Sigurisht Kawhi Leonard ishte krahu i tij i djathtë. Numri “2” i Raptors shënoi 23 pikë dhe asistoi e rikuperoi po aq sa Siakam.

Stephen Curry (34 pikë, 5 asiste, 5 rebound) u mundua të nxirrte fitues Warriors, por pa sukses. Klay Thompson shënoi 21 pikë, kurse Draymond Green regjistroi “triple-double”: 10 pikë, 10 asiste, 10 rebound.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online