VIDEO | Ranieri nuk e shëron Romën, Spali mposht verdhekuqtë

Romën duket se nuk e shëron as Klaudio Ranieri. Ekipi kryeqytetas është mposhtur pasditen e sotme nga Spali me shifrat 2-1, duke i venitur akoma më shumë shpresat për Champions. Duke parë që Milani dhe Interi përplasen mes tyre, kjo ndeshje duhej patjetër të fitohej nga verdhekuqtë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët ushtruan presion që në minutat e para duke krijuar raste. Duhet të vinte minuta e 22-të që përpjekjet e Spal të shpërbleheshin. Pas një krosimi nga e djathta, ishte Muhamed Fares, i cili kërceu mbi të gjithë dhe çoi në avantazh të tijtë.

Roma erdhi me ndryshime në pjesën e dytëm duke kativizuar Zanilon dhe Perotin, me këtë të fundit që shënoi në minutën e 54-t. Një ndërhyrje e parregullt ndaj Xhekos, solli 11-metërshin, që argjetinasi e shndërroi në gol.

Gjithsesi, ekipi verdhekuq, siç shënoi ashtu edhe pësoi, pasi në minutën e 60-të Andrea Petanja u pengua në zonë nga Huan Zhesus dhe nga pika e bardhë sulmuesi italian nuk gaboi duke i dhënë fitoren ekipit të Spalit.

Spal – Roma 2-1
Shënues: Fares 22’, Petanja 60’(pen.) / Peroti 54’(pen.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *