VIDEO | Përmbysje e çmendur, Siti shokon Suonsin e Celinës

0

Mançester Siti ka triumfuar 2-3 në fushën e Suonsit, duke përmbysur disavantazhin e dyfishtë vetëm në minutat e fundit. Për skuadrën uellsiane, aktivizohet shqiptari Bersant Celina, i cili edhe gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar një supergol.

Megjithatë, furia e Mançester Sitit ishte e papërballueshme nga lojtarët e Suonsit, që u ndëshkuan tri herë. Fillimisht, ishte Sterling ai që ngushtoi diferencat në minutën e 69’, ndërsa një autogol në të 78’-ën dhe një gol i Agueros në minutën e 89’, vendosi rezultatin finale dhe fitoren e Sitit.

Tashmë, të besuarit e Pep Guardiola kualfikohen për në gjysmëfinalen e Kupës FA dhe shihen si favoritët absolutë për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Siti është në garë për tri trofe dhe Guardiola mund të fitojë një tjetër tripletë në karrierën e tij.

KUPA FA, faza çerekfinale

Suonsi – Man. Siti  2-3
Grimes 20’, Celina 29’ / Silva 69’, Nordfedt (ag) 78’, Aguero 89’

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.