Një dygolësh i Sebastian Larson i dha fitoren ekipit të AIK në shtëpi përballë Hamarbit në derbin e kryeqytetit. Mesfushori 33-vjeçar shënoi dy herë brenda po kaq minutave dhe dërgoi AIK-un në vendin e tretë në renditjen e kampionatit suedez të futbollit.
Një episod i veçantë ndodhi gjatë sfidës së djeshme. Ultrasit e dy ekipeve kishin vendosur të protestonin 10 minuta në lidhje me dhunën e përdorur nga policia. Fillimi i ndeshjes ishte i vakët dhe nuk kishte fare atmosferë.
Deri në minutën e dhjetë, pasi stadiumi ndryshon si me buton. Të gjithë “çlirohen”, ndërsa ultrasit ia nisin këngës. Tymueset dhe mjetet piroteknike nuk mungojnë, ashtu si edhe koreografitë. Në fund buzëqeshën vendasit, të cilët ndajnë vendin e dytë me Djurgardenin, ndërsa Malmo kryesuese është 6 pikë larg dhe ka për të zhvilluar një ndeshje më shumë.