Luka Joviç dhe Eden Hazard u prezantuan pak ditë më parë si lojtarë të Real Madridit para mijëra tifozëve të “Los Blancos”, duke e mbushur stadiumin Santiago Bernabeu plot. Pas dy blerjeve të bujshme, radhën e pati Ferland Mendi.
Mbrojtësi francez u prezantua sot si futbollist i Real Madridit, edhe pse klubi spanjoll e kishte zyrtarizuar firmën e tij para disa ditësh, për 48 milionë euro. Kjo shumë është transferuar në arkat e klubit të Lionit.
Edhe pse prezanca e tifozëve në stadium nuk ishte aq sa kur u prezantua Eden Hazard, sërish tifozët e Realit i bënë një pritje të ngrohtë blerjes së radhës. Mendi do të rivalizojë me Marselon për një vend në krahun e majtë të mbrojtjes.