Muhamed Useini u largua nga Flamurtari në muajin shkurt dhe u kthye në Maqedoni, ku veshi fanellën e Renovës. Ditën e djeshme mesfushori ka arritur të shënojë edhe golin e tretë për skuadrën e tij në triumfin 3-2 të regjistruar kundër Belasicës.
Useini nuk është nga ata që shënon shpesh, për këtë sezon ky ishte goli i tij i parë. Gjithsesi ai ishte i veçantë, pasi mesfushori e ka realizuar pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi nga një distancë e konsiderueshme.
https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/593959224349060/
Mesfushori e ka postuar golin edhe në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë as ngacmimet. Emiljano Musta i shkruan me shaka: “Po frynte erë, apo jo? S’e s’ka mundësi!”. Replikë e menjëhershme nga Useini: Rastësisht, i mbylla sytë”. Elbasanasi e vulos me një koment tjetër: “(Qesh) Më bëri çudi vëlla, prandaj. Po gjithsesi i more në qafë skuadrat në Maqedoni. Me këtë gol, gati kontratat”.