VIDEO | Plas në Itali, arbitri gabon rëndë edhe me VAR?

Arbitrat mbeten protagonistë. FIFA, UEFA dhe federatat po mundohen t’u vijnë në ndihmë me përdorimin e teknologjisë, por sërish ka gabime. Gjithsesi ajo që tentohet më ë së shumti është minimizimi i tyre.

Pozicionet jashtë loje dhe rastet e penalltive janë ato më vendimtare dhe në ndeshjen e djeshme Inter-Fiorentina ka pasur probleme. Një penallti e dhënë për zikaltrit në fundin e pjesës së parë është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat në vendin fqinj.

Te rasti i penalltisë së Interit, krosi i Kandrevës shkon në dorën e Hugos. Por ajo që vihet re ka të bëjë me faktin se nuk ka një devijim ndikim në aksion. Gjithsesi pamjet janë ato që flasin vetë.

Sandrino Macoleni është vënë në shënjestër edhe për një rast tjetër penalltie në favor të Fiorentinës, si dhe për një karton të kuq të munguar ndaj Asamoah. Në fund Fiorentina u mposht dhe tanimë arbitri i ndeshjes është në “gijotinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online