Për një titull kampion duhet të vuash shumë. Këtë gjë e bëri sot Liverpuli në transfertën ndaj Sauthempton. Skuadra e Klop përmbysi “shenjtorët” duke çuar rezultatin përfundimtar në 3 – 1.
Përveç tri pikëve te Liverpuli duhet t’i gëzohen faktit që Muhamed Salah u rikthye të shënojë (i fundit më 9 shkurt) pas gati tre muajsh “agjërim” nga goli.
Me këtë rezultat Liverpuli rikthehet në krye të tabelës së Premier League me 82 pikë, ku do të qëndrojë të paktën edhe një javë, pasi Mançester Siti nuk do të zhvillojë këtë fundjavë ndeshjen e raundit të 32-të, për shkak të angazhimit në gjysmëfinalen e “FA Cup”.
Sauthempton 1 – 3 Liverpul
Shënues: Long 9′ / Keita 36′, Salah 80′, Henderson 80′