Kategoria Superiore – Java 1
E shtunë, 16.45, stadiumi Luftëtari
Luftëtari 0 – 1 Kastrioti
Shënues: S.Mziu 70′ (pen)
Luftëtari: Ruçi, Xhekson, Janiçiç, Rapo, Rapa, Aleksi, Liçaj, Milosavljev, Ramadani, Ymeraj, Shkurtaj. Të gatshëm: Bella, Oshafi, Hyseni, Açka, Demo, Shumeli. Trajner: Milosh Kostiç
Kastrioti: Kuka, Hysein, Lila, Çela, Stijepoviç, Çutra, Shehu, Mziu, Rahim, Bardhi, Marku.
Të gatshëm: Puja, Domgjoni, Shehi, Mulaj, Ymeraj, Caca, Atsina. Trajner: Elvis Plori
Përmbledhje
Pjesa e parë –
Vendasit e filuan mirë ndeshjen. Rasti i parë i rrezikshëm vjen në minutën e pestë të takimit, por mbrojtësi Husein është i vëmendshëm dhe spastron rrezikun. Pak minuta më vonë rrezikojnë dhe krutanët, por krosimi i miqve largohet me lehtësi nga mbrojtësi Janiçiç. Luftëtari fillon të bëhet gjithnjë e më shumë dominues. Donald Rapo humbet një shans të artë i vetëm përballë portierit Kuka. Në minutën e 37’ një kros i Ymerjat gjen Shkurtajn, sulmuesi gjuan me kokë dhe topi përfundon vetëm pak centimetra larg kuadratit të mbrojtur nga Kuka. Kastritoi rrezikon vetëm në rast me një goditje nga distanca.
Pjesa e dytë –
Pjesa e dytë fillon me një rast shumë polemik. Goditje dënimi për Kastriotin, Ruçi pret, por topi përfundon në këmbët e Rahim, goditja e greko-sudanezit ndalet nga Rapa dhe përfundon jashtë. Krutanët kërkojnë një penallti për një prekje topi me dorë, por gjyqtari i takimit nuk është dakord.GOOOL, Kastrioti kalon me avantazh me anë të Mziut. Dibrani konverton një 11-metërsh të fituar nga Bardhi pas një ndërhyrje të serbit Janiçiç. Lojtarët e Luftëtarit kontestojnë vendimin e gjyqtarit. Gjirokastritët përpiqen të barazojnë, por mbrojtja e Kastriotit ia doli t’i bënte ballit presionit të ekipit bluzi.