VIDEO| Pas Ronaldos, edhe Higuain e bën sefte

0

Pas një fillimsezoni të vështirë, ku pati shumë pak raste për shënim dhe iu anulua edhe një gol ndaj Romës, më në fund është zhbllokuar edhe Gonzalo Higuain.

Sulmuesi i Milanit, i blerë me bujë këtë verë nga Juventusi, shënoi golin e barazimit 1-1 në Kaliari, në minutën e 56-të të një sfide të ndërlikuar.

Presion te mbrojtja sarde nga Kesie dhe topi shkoi në zonë, ku Higuain u tregua shumë i shpejtë, duke kaluar edhe portierin dhe duke shënuar golin e parë në karrierën e tij si kuqezi.

Duket se është disa e sulmuesve të transferuar me bujë këtë verë, sepse sot gjeti golat e parë italianë edhe Kristiano Ronaldo, i cili ishte vendimtar në fitoren e Juventusit ndaj Sasuolos.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.