VIDEO | Partizani zhyt Flamurtarin, triumf me supergola para derbit

Partizani ka marrë tre pikë me mjaft vlera para derbit me Tiranën. Të kuqtë mposhtën me rezultatin 2-0 Flamurtarin, teksa u shënuan dy gola mjaft të bukur. Mensah me një parabolë në pjesën e parë i dha avantazhin skuadrës së Gegës, kurse në fund ishte Telushi që shënoi me një goditje dënimi.

Një ndeshje e kontrolluar nga Partizani, që e nisi në sulm dhe iu afrua golit në dy tre momente me Asanin. Shumë aktiv Bardhi në këtë takim, teksa asistoi për golin e Mensah. Ganezi nxori nga repertori i tij një goditje fantastike dhe stadiumi “Selman Stërmasi” shpërtheu në festë.

Vlonjatët ishin të mefshtë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Edhe në të dytën Flamurtari bëri shumë pak, ndërkohë që kanë edhe një çështje Torasa për të zgjidhur. Fundi i ndeshjes solli golin mjaft të bukur të Telushit.

Ish-kapiteni i Flamurtarit nuk festoi, por shokët e tij po. Partizani ka barazuar me pikë Skënderbeun kryesues. Pas pesë ndeshjesh të kuqtë numërojnë 10 pikë, ndërkohë që nesër korrcarët luajnë në shtëpi me Tiranën.

Nga ana tjetër Flamurtari pësoi humbjen e dytë radhazi. Një javë më parë ishte Skënderbeu që e mposhti brenda në Vlorë.

Kategoria Superiore – Java 5

E premte, më 21 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Partizani – Flamurtari 2-0
Shënues: 
Mensah 21, Telushi 90′

EPISODET – 

 

90′ – Telushi me një goditje dënimi mposhti portierin Koliçi. Një goditje e kalibruar, duke shmangur murin me një gjuajtje perfekte

84′ – Trashi pëson një dëmtim dhe i lë vendin Kalarit. “Xholi” i Partizanit kërkoi të qëndronte në fushë, por ishte e pamundur.

83′ – Batha godet nga distanca, topi devijohet dhe shkon në duart e portierit Alban Hoxha. Moment i rrezikshëm/

78′ – Rrapaj tenton me një gjuajtja jashtë zone. Topi devijohet dhe përfundon jashtë. Goditje këndi për vlonjatët.

75′ – Daja kërkon më shumë kreativitet dhe Deliaj i lè vendin të riut Rrapaj, i cili ka spaiktur me moshat e Flamurtarit.

65′ – Torasa i Flamurtarit ia la vendin Argjend Mustafës. Argjentinasi iu drejtua pankinës i nervozuar dhe hodhi bluzën. Dajën as që bëhet fjalë ta takojë.

63′ – Mensah, autori i golit, la fushën e lojës për Kristi Koten, mesfushorin korçar që debuton me Partizanin.

57′ – Kotobelli lë fushën. Musta është lojtari që trajneri Daja ka menduar të aktivizohet në vend të tij.

54′ – Danilo Alvesh rrezikoi portën e Alban Hoxhës me një goditje të fortë nga distanca. Topi i gjuajtur prej tij shkoi pranë shtyllë pingule.

53 ‘ – Hila provon me një goditje nga distanca, portieri Koliçi me këmbë arriti të devijojë topin me këmbë

47′ – Hoxha më i shpejtë se Bushiç pas një krosi në zonë. Portieri i Partizanit kontrollon topin dhe largon rrezikun.

46′ – Trajneri Skënder Gega ka bër lëvizjen e parë. Atanda ka dalë dhe në vend të tij është aktivizuar Gojkoviç.

45′ Atanda me kokë godet mbi traun e portës. Shumë pranë kuadratit ishte mbrojtësi nigerian.

38 – kundërsulm i Partizanit, Asani del përballë portierit Koliçi dhe me një diagonale kërkon ta mposhtë Koliçin. Topi kaloi pas shpinës së portierit, jashtë. Bardhi ishte ai që shërbeu për numrin 10 të të kuqve

36′  – Aksion i mirë nga Flamurtari. Torasa nga e djathta përparon, bën një kombinim me Bushiç, i cili ia kthen topin argjentinasit. Mungon pasimi i fundit i saktë.

25’ – Kros në zonën e Flamurtarit, Ibrahimi me kokë godet fort me kokë dhe topi kontrollohet nga portieri Koliçi.

21′ GOL – Mensah ishte ai që shënoi me një parabël. 1-0 për Partizanin, goli i parë i ganezit. Protagonist edhe Jurgen Bardhi me asistin e dhënë.

19′ – RAST I MIRË, Mala kroson në zonë dhe Bardhi me kokë e devijoi topin që shkoi te Asani. Ky i fundit goditi portën, por Koliçi shpëtoi Flamurtarin nga goli.

18′ – Bardhi kishte një mundësi të mirë për të rrezikuar, gjuan brenda zonës dhe topi ndalet nga mbrojtja mike.

16′ – Asani provon me një goditje nga distanca, nuk ka shënjestrën e duhur topi i gjuajtur nga sulmuesi i të kuqve

3′ – Jasir Asani dha sinjalin e parë me një zbritje nga e djathta. Sulmuesi anësor provoi me një gositje diagonale, por topi i gjuajtur prej tij shkoi në rrjetën e jashtme të portës së Koliçit.

KOREOGRAFIA
Ultras Guerrils kundërshtojnë praninë e forcave të rendit në stadium dhe këtë e bejnë me nje koreografi domethënëse…

Koreografia e Guerrils | Foto: SportEkspres.com

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda (Gojkoviç 46′), Trashi (Kalari 84′), Hila, Telushi, Mala, Asani, Bardhi, Mensah (Kote 63′). Trajner: Skënder Gega.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi, Pollozhani, Kotobelli (Musta 57′), Deliaj (Rrapaj 75′), Batha, Alvesh, Torasa (Mustafa 75′), Beqja, Bushiç. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ridiger Cokaj, Dojando Myftari Orgest Grabova. Gjyqtarë linje: Emirion Sino,  Olsid Ferataj .

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Albano Janku
Karton i verdhë: Sirigi 25′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online