Momenti i artë i Piatek: nga interesimi i Barcelonës, te krahasimi me Levandovskin

Kristof Piatek është një nga zbulimet e këtij fillim sezoni në Serie A. Sulmuesi polak i Xhenoas, i cili u ble nga ekipi i Krakovias, ka shënuar katër gola në kampionat dhe kryeson tabelën e golashënuesve, së bashku me Defrelin e Sasuolos.

23-vjeçari ka përfunduar në radarët e Barcelonës, por Piatek është i përqendruar të ndihmojë ekipin e tij dhe nuk i beson fjalëve që qarkullojnë.

“Nuk po mendoj për nisjen e mirë të sezonit, por vetëm të punoj në stërvitje dhe jam i përqendruar te ndeshja me Lacion. Nuk ka asnjë sekret, punoj fort në çdo stërvitje dhe bëj atë që më kërkon trajneri.

Polakët e Sampdorias më kanë folur për qytetin e Xhenovës dhe e kam kuptuar që do të ishte fantastike të jetoja në këtë qytet.

Nuk e di nëse është i vërtetë interesimi i Barcelonës, por unë mendoj se jo. Nuk jam Levandovski i ri, sepse unë luaj me Xhenoan dhe ai me Bajernin e Mynihut”, përfundon Kristof Piatek për “Sky Sport”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online