VIDEO | Partizan i frikshëm, Asani dhe Mensah e bëjnë të fluturojë

Partizani vijon me rezultatet pozitive dhe këtë herë është Teuta që del e mposhtur nga të kuqtë me rezultatin 3-0. Durrsakët janë “shfryrë” menjëherë pas fitores me Skënderbeun, pasi Asani dy herë në pjesën e parë dhe Mensah i kanë bërë të dalin kokulur.

Ndeshja nisi e fortë, me duele të shumta dhe pa raste dhe gjithçka u zgjidh nga një goditje standarde. Asani goditi fort dhe topi gjeti një të çarë në mur dhe u devijua drejt e në rrjetë. Festë në “Selman Stërmasi”.

Pak minuta para mbylljes së pjesës së dytë ishte sërish Asani ai që pas një topi të Hebajt në zonë nuk gaboi para Hidit. Me avantazhin e dy golave të kuqtë shkuan në pushim. Shkëmbi lëvizi menjëherë, duke aktivizuar Krujën dhe Vilën, por asnjë ndryshim.

Partizani nuk vihet në rrezik në asnjë moment, ndërkohë që Gega i dha mundësinë Asanit, Hebajt dhe Malës të pushonin disi. Debutoi So, kurse sulmuesi ganez ishte autori i golit që mbyll të gjitha llogaritë.

Trashi ishte protagonist me topin e rikuperuar, më pas pasoi për Bardhi dhe ky i fundit shërbeu për Mensah. I vetëm më portierin shënoi dhe tanimë Partizani renditet i pari në klasifikim në pritje të ndeshjes Skënderbeu-Kukësi.

Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 16:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI – TEUTA 3-0
Shënues: Asani 29′ , 42′, Mensah 82′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani (Mensah 74′), Mala (So 80′), Hebaj (Çinari 64′), Bardhi. Trajner: Skënder Gega.
Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Sidibe, Avdyli (Vila 46′), Kallaku, Gashi (Kruja 46′), Progni (Traore 66′), Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Emirion Sino, Orgest Grabova, Enea Pashaj Kreshnik Cjapi.
Delegat: Alban Tafaj. Vëzhgues: Prek Pjetrushi.
Kartonë të verdhë: Telushi 38′ / Hakaj 39′

EPISODET

89′ – Hila provon nga distanca, Hila i mohon golin ish-mesfushorit të Teutës. Rast i mirë për Partizanin.

85′ – Ibrahimi mund të shënonte goli e katërt. Mbrojtësi shmangu Hakajn dhe në kënd të vështirëtentoi portën. Hidi devijoi topin.

GOL 82′ – Radha e Mensah për të shënuar. Ganezi mposht për të tretën herë portierin Hidi. Bardhi brenda zonës shërbeu për sulmuesin, i cili para portierit mik u tregua i saktë dhe shënoi.

74′ – Asani del mes duartrokitjesh, Mensah zë vendin e tij. Sulmuesin anësor e përgëzon edhe trajneri Skënder Gega.

66′ – Gerhard Progni lë fushën e lojës. Shkëmbi e zëvendëson me Traore

64′ – Çinari, lëvizja e parë e Skënder Gegës. Sulmuesi shkodran zuri vendin e Rubin Hebajt.

63′ – Progni mes tre kundështarëve, hap krahun dhe godet me bërryl Hilën. Gjyqtari i ndeshjes kursen kartonin e verdhë për lojtarin e Teutës

60′ – Asani për Partizanin tenton portën e Hidit, gjuajtja e sulmuesit pritet nga portieri i durrsakëve

46′ – Trajneri Bledi Shkëmbi lëvizi menjëherë, teksa Kruja dhe Vila u hodhën në fushë. Gashi dhe Avdylli mbetën në dhomat e zhveshjes…

GOL 42′ – Hila rikuperon një top dhe pason për Hebajn. Ky i fundit asision për Asanin, i cili brenda zonës godet fort dhe shënon

41′ – Progni tenton nga një goditje dënimi. Mbi traun e portës toopi i gjuajtur prej sulmuesi anësor.

33′ – Bicaj provon me një gjuajtje potente me goditje dënimi, qendërmbrojtësi ishte i pasaktë. Topi kaloi pranë shtyllës pingule

GOL 29′ – Jasitr Asani, me një gositje dënimi zhbllokoi sfidën. Gjuajtja e tij u devijua nga muri dhe portieri Hidi u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta.

FORMACIONET – Partizani pret Teutën në “Selman Stërmasi” në kuadër të javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Skënder Gega dhe Blendi Shkëmbi kanë vendosur titullarët e kësaj sfida, ku ka pasur dhe surpriza.

Gega ka rikthyer në formacionin titullar Rubin Hebajn, ndërsa Shkëmbi i ka besuar që nga minuta e parë të riut të ardhur nga Kosova, Roni Gashi. Ky i fundit u aktivizua edhe në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online