Shkëmbi: Ndeshje e shëmtuar, do diskutoj me presidencën për të ardhmen

Teuta u kthye me këmbë në tokë pas fitores me Skënderbeun dhe përballë Partizanit ishte shumë larg pritshmërive. Kjo u pranua edhe nga trajneri Bledi Shkëmbi, që në emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport” dha sinjalet e lëkundjes së pozitave.

“Kundërshtari pati më tepër dëshirë, luftë dhe grintë. Për ne ishte një ndeshje shumë e shëmtuar, nga ato që unë por edhe lojtarët duhet të kërkojmë falje klubit dhe tifozëve. Nga unë mos prisni të them asgjë të keqe për lojtarët, pasi në fund përgjegjësia është e imja. Do të shikojmë ndeshjen, do ti mendojmë gjërat me qetësi dhe do diskutojmë me presidentin dhe sponsorin, pasi gjithçka është korrekte nga klubi, përveç lojës në fushë”.

“Ne punojmë që në çdo fushë të luajmë njësoj, por me këto dy ndeshje kemi një fytyrë tjetër në trasfertë dhe kjo është e pafalshme për ne. Duhet të punojmë dhe të ndryshojmë. Si shpjegohet ndryshimi nga ndeshja me Skënderbeun te kjo me Partizanin? Ajo që më shqetëson më tepër nuk është pësimi i golit, por ajo çfarë bëjmë ne pasi e pësojmë. Pavarësisht gabimit të Avdylit, gabimi nisi një minutë më përpara. Më vjen shumë keq që nuk reaguam pasi ishim në disavantazhin e një apo dy goli”.

“Kemi lojtarë me eksperiencë dhe shumë të mirë në fushë, por asnjëri nuk mori përsipër të ndryshojë ritmin. Është shumë e rëndësishme të dish të reagosh pasi pëson dhe për mua kjo ishte dobësia më e madhe. Nuk reaguam fare. Mesfushorët që afruam në merkato, mendoj se i kemi lojtarë të mirë, jam i kënaqur me nivelin. Ndoshta po vuajmë edhe pak presionin psikologjik. E kisha paralajmëruar që nuk duhej të merrnim përsipër të luanim nën presionin e Partizanit, por ndodhi pikërisht kjo”.

“Ndoshta titullarët, që kërkuat me ngulm nuk po i përgjigjen grintës që kërkoni në fushë? Jam tip praktik. Për të gjithë lojtarët që u afruan kam vendosur veton, kam patur dhe kam besimin më të madh te ata. Por, nëse këta lojtarë nuk funksionojnë, patjetër përgjegjësia bie mbi mua dhe unë jam personi që duhet të largohem. Mos prisni që të shaj lojtarët. Nëse do të vijë momenti që duhet të marr përgjegjësi, patjetër që kështu ndodh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online