Partizani dhe Kukësi u ndanë në barazim 1-1. Edhe pse kjo ndeshje ishte shumë më e rëndësishme për verilindorët, nuk ia dolën që të marrin tri pikët dhe të siguronin përfundimisht vendin e dytë në kampionat. Të besuarit e Gjokës kaluan të parët në avantazh, që në fillimin e pjesës së dytë.
Rexhinaldo shënon një gol kryevepër me kokë, duke shtangur portierin Hoxha. Më pas, Kukësi tentoi disa herë golin e dytë, por në rastin më të pastër, Kordeiro u ndal nga shtylla. Partizani qëndroi në lojë përgjatë gjithë takimin dhe vetëm në minutën e 84’, arritën të barazonin. I futur në lojë në pjesën e dytë, shkodrani Çinari ndëshkoi Kukësin, duke vendosur rezultatin final të sfidës, 1-1.
Ndërsa në sfidën tjetër në Korçë mes Skënderbeut dhe Luftëtarit, “Ujqërit e Dëborës” fituan pa shumë probleme. Një dopietë e kroatit Pervan mjaftoi që të besuarit e Orges Shehit të marrin tri pikët, përballë një Luftëtari me shumë mungesa.
EPISODET –
90+’ – Mbyllen sfidat në Tiranë dhe në Korçë. Skënderbeu mposht pastër 2-0 Luftëtarin, ndërsa mes Partizanit e Kukësit nuk ka fitues, me dy skuadrat që u ndanë në barazim 1-1.
84’ – Goool Partizani, shënon Çinari. Shkodrani, i futur në fushë në minutën e 62-të, barazon për “Demat”, duke çuar shifrat në 1-1 dhe duke treguar dhe njëherë tjetër formën e mirë që po kalon
60’ – Kordeiro ka pak hapësirë në krahun e djathtë të sulmit, por nuk heziton të godasë me të djathtën e tij, duke u ndalur vetëm nga shtylla. Kukësi pranë golit të dytë
50’ – Gol edhe në Korçë, shënon sërish Pervan. Sulmuesi kroat gjen golin e dytë personal në takimin kundër Luftëarit, duke dyfishuar avantazhin për korçarët.
47’ – Gool Kukësi, shënon Rexhinaldo. Uilliam Kordeiro kroson bukur nga krahu i djathtë dhe Rexhinaldo shëno një supergol me kokë, duke lënë në vend portierin Hoxha. 0-1 për miqtë
45’- Mbyllet pjesa e parë dhe në Korçë. Skënderbeu e sheh veten në avantazh përballë Luftëtarit falë një goli të kroatit Pervan në minutën e 26-të.
45’ – Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stermasi”. Si Partizani, ashtu dhe Kukësi, ngacmuan shumë pak portat kundërshtare dhe rastet e pastra munguan.
9’ – Rama dhe Rrumbullaku kombinojnë mirë nga e majta, me mbrojtësin që arrin të krosojë në qendër. Topi po shkonte në këmbët e Rexhinaldos me portën e boshatisur, por ndërhyn Atanda, duke bërë heroin
1’ – Fillojnë të dy takimet, skuadrat zbresin në fushën e lojës
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 35
E diel, më 26 maj 2019, ora 16:30
PARTIZANI-KUKËSI 1-1
Çinari 84′ /Rexhinaldo 47′
Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Cinari 62′), Belica, Atanda, Trashi, Telushi (Kote 66′), Hila, Duka, Asani, Mala, Mensah. Trajner: Skënder Gega
Kukësi: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Uilliam (Cyrbja 72′), Musolli, Limaj (Dzaria 70′), Rama, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka.
Kartonë të verdhë: Hila 26′, Atanda 28′, Asani 77′ / Rrumbullaku 21’
SKËNDERBEU-LUFTËTARI 2-0
Pervan 26′, 50′
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas (Mara 71′), Pëllumbi, Abazi, Dita, Lulaj, Sibo, Pervan (Demollari 68′), Gripshi, Bregu. Trajner: Orges Shehi
Luftëtari: Ruçi, Açka, Koconis, Kukaj, Neziri, Ahmetaj (Qerimaj 62′), Hanti, Rapo, Hyseni (Celaj 53′), Fili, Uarden (Oshafi 44′). Trajner: Jovan Mihajloviç