Dimitri Paje është rikthyer të shënojë pas më shumë se një muaji “agjërim”. Fantazisti i Marsejës ka lënë me gojë të hapur publikun në stadiumin “Velodrome” me një gol fantastik në ndeshjen ndaj Guingamp-it.
Mesfushori 31-vjeçar çoi shifrat në 2-0 me një goditje fluturimthi nga të paktën 30 metra dhe nga një kënd disi i vështirë. Paje shquhet për aftësitë e tij goditëse dhe këtë gjë e konfirmoi dhe ditën e djeshme, teksa skuadra e tij fitoi në shtëpi me rezultatin 4-0.