Runi i sigurtë: Xherard dhe Lampard shumë shpejt trajnerë në Premier Ligë

Stiven Xherard dhe Frenk Lampard kanë qenë ndër dy mesfushorët më të mirë anglezë të viteve të fundit, por jo vetëm. Të dy kanë nisur karrierën e trajnerit, me ish-kapitenin e Liverpulit, i cili po drejton Gllasgou Rejnxhërs në Skoci, ndërsa Lampard ka marrë drejtimin e ekipit të Derbi Kauntit në divizionin e dytë të futbollit anglez.

Uejn Runi, i cili ka luajtur në kombëtaren angleze më dyshen e famshme, është i sigurtë që ata do të bëhen trajnerë të mëdhenj dhe shumë shpejt mund të prekin Premier Ligën.

“Stiven Xherard dhe Frenk Lampard janë bërë trajnerë dhe mendoj që kjo është një gjë e mrekullueshme për ta. Është koha e duhur për menaxherët e rinj anglezë për të bërë një hap përpara. Jam i sigurtë që brenda dy, ose tre vjetësh do të ketë klube të Premier Ligës, që do t’i besojnë stolin e skuadrës”, përfundon për “Mail on Sunday” Uejn Runi, i cili vazhdon të luajë me ekipin e D.C Junajtid në futbollin amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online