Dëmtimet bëhen makth te Kukësi, pritet rezonanca për Musollin

Kukësi mori fitoren e dytë në këtë edicion ndaj Teutës. Skuadra e teknikut Armando Cungu nuk është se e pati të lehtë me durrsakët, qw treguan se janë një skuadër mjaft kompakte dhe që mund t’i hapin punë çdo kundërshtari.

Verilindorët kanë një skuadër të kompletuar dhe gati në çdo pozicion kanë nga dy futbollistë, por dëmtimet janë bërë makth, pasi infermieria nuk po boshatiset. Përkundrazi, numri i lojtarëve sa vjen e shtohet. Kuksianët nuk kishin të gatshëm me Teutën Rrumbullakun dhe kapitenin Shameti, por i dëmtuar la fushën e lojës dhe Besar Musolli.

Mesfushori nga Podujeva, i cili kishte dhe shiritin e kapitenit, nuk mundi që ta mbyllte pjesën e parë. Ai u largua i dëmtuar nga fusha. Tek Kukësi shtohen shqetësimet, edhe pse paraprakisht nuk mendohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Edhe sulmuesi Rexhinaldo në fundin e ndeshjes kishte ndjerë pak shqetësime, por edhe për 28-vjeçarin nuk pritet ndonjë lëndim serioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online