VIDEO | Osmani nuk i lë kurrë prapësitë, Latif Amadu s’do ia harrojë këtë!

0

Teuta ka festuar një ditë më parë. Barazoi me Laçin, por pjesa  e parë e sezonit ishte mjaft e mirë dhe durrsakët janë në rrugën e duhur për të realizuar objektivin minimal që janë kupat e Europës.

Gjatë festës së organizuar nga klubi ka pasur shumë të qeshura, teksa Sidibe dhe Kamara këndonin shqip. Prej vitesh luajnë në vendin tonë dhe gradualisht lojtarët nga Guinea po e mësojnë gjuhën.

Ndërkohë sulmuesi Latif Amadu ka rënë pre e një rrengu të Tefik Osmanit. Korçari ka postuar në “Instagram” edhe videon, ku ganezi ne tentativë për ngjyer hundën me miell merr një të shtyrë nga kapiteni. Të qeshura në lokalin e grumbulluar, por asnjë qejfmbetje. Thjesht një lojë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.