VIDEO | Një dhuratë i mjafton Atalantës, derbi kuqezi në finalen e Kupës

0

Atalanta kaulifikohet në finalen e Kupës së Italisë. Feston Gjimshiti, protagonist  në fitoren me përmbysje ndaj Fiorentinës me rezultatin 2-1. Skuadra e drejtuar nga Gasperini ia ka dalë me sukses të eliminojë ekipin vjollcë dhe gjithçka ka qenë e merituar.  Ndeshja e parë në Firence kishte përfunduar me rezultatin 3-3, ndërkohë që Atalanta në çerekfinale kishte eliminuar Juventusin.

Skuadra vjollcë shënoi që në minutën e tretë, teksa një kundërzbritje me Kiezën u konkretizua me gol. Sulmuesi italian shërbeu mes tre lojtarëve mbrojtës të Atalantës, mes tyre edhe Gjimshiti, dhe e dërgoi topin te Luis Muriel. Kolumbini, i vetëm me Golinin goditi saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Epërsia e Fiorentinës nuk zgjati shumë, edhe pse portieri i Atalantës ishte shpëtimtar në gjuajtjen e Veretout. Goli erdhi nga pika e bardhë. Papu Gomez u rrëzua në zonë 11 minuta më pas dhe për arbitrin e ndeshjen nuk kishte dyshime: penallti. Iliçiç mori vrull dhe me një gjuajtje të fortë çoi dëm hedhjen e Lafont në krahun nga shkoi topi. Baraspeshë, 1-1, rezultat që nuk ndryshoi në 45 minutat e para.

Fragmenti i dytë i lojës nisi me nga një rast për të dyja ekipet, por pa sukses. Papu Gomez ishte ai që ndryshoi balancat në fushë, duke shënuar në minutën e 69-të. Argjentinasi goditi fort tokazi dhe në ndihmë i erdhi edhe portierin Lafonten, që gaboi. Topi në rrjetë dhe Atalantë në festë në atë moment dhe në fund, pasi asgjë nuk ndryshoi dhe tashmë është zyrtarisht në finalen e Kupës së Italisë. Aty e pret Lacio dhe do të kemi një derbi shqiptarësh. Strakosha vs Berisha-Gjimshiti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.