Gjimshiti është kthyer në garanci, Berisha në “fantazmë”

Atalanta fluturon, Gjimshiti po ashtu. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare tashmë nuk është më një rezervë luksi, sepse këtë sezon është kthyer në titullar dhe në muajt e fundit ka pasur një rendiment të shkëlqyer, duke qen shpesh ndër më të mirët.

Edhe në sfidën e kupës kundër Fiorentinës, fituar 2-1 nga bergamaskët, Gjimshiti shkëlqeu, duke gabuar paksa vetëm te goli i Fiores, kur nuk e lexoi si duhej kundërsulmin vjollcë, por më pas ishte perfekt, duke qenë ndër 3-4 lojtarët më të mirë në fushë, me notë 6,5 deri në 7.

E kundërta po ndodh me Etrit Berishën, sepse prej shumë javësh e ka humbur vendin në formacion dhe portieri tjetër, Golini, po shkëlqen, ndaj për “gardianin” kuqezi sezoni po mbyllet hidhur dhe me shumë gjasa në verë do të kërkojë ekip të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online