“Hirushja” Leister bëri mrekullinë në sezonin 2015-2016 dhe arriti të ishte kampionia e Premier Ligës. “Dhelprat” e mbyllën sezonin në kuotën e 81 pikëve, plot 10 pikë përpara Arsenalit të vendit të dytë. Meritë për këtë arritje kishte padyshim ekipi dhe trajneri Klaudio Ranieri, por edhe presidenti i ndjerë Vichai Srivaddhanaprabha.
Presidenti i anglezëve humbi jetën tragjikisht fundjavën e kaluar, pasi helikopteri i tij u rrëzua dhe shpërtheu. Lidhur me këtë ngjarje ka qenë pikërisht ish-trajneri i Leister, Klaudio Ranieri, i cili ditën e sotme është parë duke bërë homazhe për vdekjen e presidentit. Tekniku italian dhe presidenti i Leister kanë pasur një marrëdhënie mjaft të ngushtë, sidomos pas titullit të fituar në Premier Ligë.
Claudio Ranieri returns to the King Power Stadium to pay his respects to his friend Vichai #lcfc pic.twitter.com/oWogCMIrgq
— Mr Geoff Peters (@mrgeoffpeters) November 1, 2018