VIDEO | Në “Teatrin e Ëndrrave” fitojnë shqelmat, Junajtid frenon Liverpulin!

Përballja e dy ekipeve më të mëdha në Angli nuk ka dhuruar gola. Mançester Junajtid dhe Liverpuli zhvilluan një ndeshje shumë të fortë midis tyre. Liverpuli dominoi në mbajtjen e topit, por sfida nuk dhuroi raste të pastra për gol. Vendasve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në pjesën e dytë dhe i gjithë takimi u mbyll ashtu siç nisi.

Kjo pikë e ngjit ekipin e Solskjaer në kuotën e 52 pikëve, ndërsa të kuqtë e Klopit ngjiten në krye me një pikë më shumë se Mançester Siti. E veçanta e takimit ishin dëmtimet dhe zëvendësimet e shumta në pjesën e parë.

Vendasit ishin pa fat, pasi humbën shërbimet e Herrerës, Lingard dhe Aleksis Sançez në pjesën e parë për arsye dëmtimesh. Solskjaer u detyrua t’i harxhonte të tri ndërrimet që në pjesën e parë, ndërsa të njëjtin fat pësoi dhe Roberto Firminjo. Braziliani i Liverpulit nuk ia doli të vazhdonte dhe i la postin Starrixhit.

Pjesa e dytë ishte më e kujdesshme, ndërsa Klop provoi ta fitonte ndeshjen me aktivizimin e Shaqirit dhe Origit, por gjithçka u mbyll në barazim pa gola. Solskjaer vazhdon të qëndrojë i pamposhtur në kampionat që nga koha kur ka marrë drejtimin e Junajtid, ndërsa djemtë e Klop mund të jenë të kënaqur me pikën e marrë në një transfertë tepër të vështirë.

Ndërsa Arsenali ka arritur të marrë një triumf 2-0 në shtëpi përballë Sauthemptonit, falë golave të Lakazet dhe Mikitarian. Sulmuesi francez ndëshkoi “Shenjtorët” me një goditje me thembër, ndërsa Mikitarian konkretizoi me gol një kundërsulm perfekt. Kjo fitore i ngjit “Topçinjtë” në vendin e katërt, duke parakaluar Mançester Junajtid.

Premier League, java e 27-të

Mançester Junajtid – Liverpul   0-0

Arsenal – Sauthempton  2-0
Lakazet 6’, Mikitarian 17’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online