VIDEO | Ndeshje për qejf në Fushë-Krujë, Teuta tallet me Kastriotin

0

Teuta ka bërë detyrën ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Durrsakët e mundën skuadrën e drejtuar nga Stavri Nica me rezultatin e pastër 0-4 dhe momentalisht renditen në vendin e dytë në klasifikim. Krutanët të dorëzuar mbeten në fund të klasifikimit.

Skuadra e Bledi Shkëmbit dominoi totalisht dhe në pjesën e parë shënoi vetëm një gol me Sherif Kallakun. Një shëtitje për durrsakët, që në pjesën e dytë realizuan me Prognin golin e qetësisë. Në shtesë kishte kohë edhe për dy gola të tjerë.

Latif Amadu bën çfarë të dojë dhe arrin të mposhtë portierin Puja. Dy minuta më pas ishte Vecaj ai që realizoi edhe golin e katërt. Tre pikë me vlera për Teutën, ndërsa Kastrioti rikthehet në origjinë dhe mbijetesa duket se do të jetë një objektiv i pamundur.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 17

E diel, më 16 dhjetor, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI-TEUTA 0-4
Shënues:
Kallaku 33′, Progni 67′, Latif 91′, Vecaj 93′

EPISODET –

91′  GOL– Latif Amadu ka arritur të shënojë golin e tretë për durrsakët. I vetëm me portierin Puja, sulmuesi ganez u tregua i saktë.

87′ – Latif Amadu kishte mundësinë të trefishonte për Teutën. Sulmuesi e devijoi topin brenda zonës, por topi shkoi pranë shtyllës.

67′ GOL– Hakaj kroson nga e majta në zonë, aty ku Gerhard Progni me kokë arrin të mposhtë portierin Puja për të dytën herë.

65′ – Okebuku në hyrje të zonës gjuan fluturimthi. Nigeriani e dërgon topin jashtë kuadratit.

64′ – Sherif Kallaku, autori i golit të Teutës, la fushën e blertë. Trajneri Shkëmbi aktivizoi mesfushorin Florent Avdyli.

61′ – Aksion i bukur i Kastriotit, Ymeraj brenda zonës mundohet ta dërgojë drejt portës. Mesfushori nuk ia arrin qëllimit.

47′ – Kallaku provon të befasojë nga distanca, gjuan mbi kuadrat. Asnjë rrezik për portierin Puja të Kastriotit.

43′ – Herald Marku provon fluturimthi, por i pasaktë në tentativën e tij. Topi i gjujatur shkoi mbi traun e portës.

36′ – Progni iu afrua golit, teksa përmes një goditjeje dënimi e dërgoi topin pak mbi traun e portës.

33′ GOL– Kallaku me një gjuajtje brenda zonës mposht portierin Puja. Teuta në avantazh.

22′ – Progni krosoi nga një goditje dënimi, Sidibe e ktheu topin në qendër të zonës dhe Kamara e devijoi jashtë. Mundësi e mirë shënimi.

Kastrioti: Puja, Neziri (Domgjoni 46′), Shehi, Çela, Stijepoviç, Shehu (Vatnikaj 76′), Ymeraj, Okebugu, Bardhi (T. Marku 46′), H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica
Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Osmani, Hakaj, Gashi, Sidibe, Kallaku (Avdyli 64′), Progni (Vila 85′), Kamara (Vecaj 89′), Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Orgest Grabova, Orlando Kuka
Karton i verdhë: Shehu 44′, T. Marku 73′

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Sazan Velçani

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.