“Bomba” e Nicës: Tolerim? Derisa nuk zbatojnë detyrat…

Stavri Nica, trajneri i Kastriotit, duket se e ka mbyllur me Kastriotin. Pas ndeshjes me Teutën, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Problemet sa vijën e shtohen, të rinjtë punojnë. Disa lojtarë nuk futen në lojë, me gjithë veprimet që bëjmë. Ata bëjnë veprime të kundërta. Kjo ka dy rrugë, ose ndryshohet me afrime të tjera në të gjitha repartet. Ose do largohem unë. Të shohim si do më përgjigjet presidenti”.

“Sigurisht që nuk janë të aftë, por janë edhe të qëllimshëm. Duan të zgjatin jetën dhe marrin minuta në Superiore. Duhet ndërhyrje, lojtarë të tjerë që t’i përgjigjemi kampionatit seriozisht. Nëse shkohet me mendjen e këtyre lojtarëve, le të rrinë. Tetë gola në dy ndeshje janë shumë”.

“Po ta lexosh lojën, veprojnë qëllimisht për të ulur skuadrën dhe për të larguar trajnerin. Kjo është ajo që mendoj unë. Nuk ka zgjidhje. Tolerim? Derisa nuk zbatojnë detyrat, e dinë ata çfarë bëjnë. Nuk mund të shkojë skuadra në këtë formë.”

“Në Shqipëri ka djem që nuk marrin minuta, duhen afruar dhe të bëhet një skuadër serioze me ata që luajnë, kanë dëshirë të luajnë dhe i binden trajnerit”.

“Fusha? Kështu i gjeta dhe nuk mund të them gjë. Nëse gjendet një fushë më e përshtatshme, do të jetë më mirë për kundërshtarët, por edhe për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online