Goli i mrekullueshëm i Pastores krijoi iluzionin e një fitoreje të lehtë për Romën e Euzebeio Di Françeskos, por miqtë nga Bergamo kishin rezervuar shumë surpriza. Kastanj barazoi shifrat duke finalizuar një kundërsulm të shkëlqyer, ndërsa më pas skenën e mori argjentinasi i ardhur nga Zeniti, Emiliano Rigoni, i cili debutoi në Serie A me një dopietë.
Roma u kundërpërgjigjën pjesën e dytë me Florencin, ndërsa për të baraspeshuar rezultatin mendoi Manolas. Në fund të takimit Klajvert pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar golin e përmbysjes së madhe, por Kastanj tregohet i saktë dhe ndërhyn në kohë për të bllokuar gjuajtjen e holandezit.
Në ndeshjen e sotme, Berat Gjimshiti ruajti vendin e titullarit dhe luajti për 90 minuta ku mori dhe një karton të verdhë, ndërsa Berisha vazhdon të mbetet zgjedhje e dytë para 23-vjeçarit italian Pierluixhi Golini.