VIDEO/ Ndeshje emocionuese në Gjirokastër, por nuk ka ndryshim rezultati

Luftëtari kërkon që të marrë pikët e para për këtë edicion në ndeshjen e javës së tretë ndaj Flamurtarit. Gjirokastritët nuk kanë mundur që të marrin asnjë pikë në dy javët e para ndaj Kastriotit dhe Laçit.

Në anën tjetër është Flamurtari që e ka nisur mirë këtë edicion, pasi kanë marrë 4 pikë në 2 ndeshjet e para, duke triumfuar ndaj Kukësit në shtëpi dhe duke barazuar jashtë fushe ndaj Teutës.

PJESA E PARË

Është mbyllur pjesa e parë në Gjirokastër me fitoren e skuadrës mike të Flamurtarit. Vlonjatët kanë mundur që të realizojnë në minutën e 25-të me sulmuesit Tomislav Bushiç. Pas harkimit të Mustës, kapiteni goditi bukur me kokë nga brenda zone duke mposhtur Ruçin. Një ndeshje interesante me raste nga të dyja ekipet, por që në 45 minutat e para shohin që të gëzojnë miqtë.

Luftëtari 0-1 Flamurtari

Shënues: Bushiç 25′

GOLI

25’ – Musta harkon bukur nga e majta, Bushiç zhytet në qendër të zonës dhe e çon topin në fundin e rrjetës. Gëzim i madh nga ana e kapitenit, i cili e ndan gëzimin me tifozerinë vlonjate, por më pas ka dhe karton të verdhë për të.

DIREKT

88′ – Erald Hyseni ndëshkohet me karton të verdhë!

88′ – Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë!

87′ – Hyseni kishte një mundësi ideale, por vonohet në goditje, duke i dhënë kohën e mjaftueshme Pollozhanit për të larguar rrezikun.

83′ – Useini zë vendin e Deliajt!

81′ – Cekaj zëvendin e Ymerajt! Në prekjen e parë, lojtari në fjalë fton Ramadanin, por ky i fundit nuk mudet që ta devijojë topin.

75’ – Milosavljev harkon nga një goditje dënimit, tentativa me kokë e Shkurtajt nuk mundet që të kalojë Koliçin, i cili dhe një herë është mjaft i saktë në ndërhyrjen e tij.

73′ – Alesio Hyseni ndëshkohet me karton të verdhë!

72′- Kotobelli provon nga me një goditje nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

68′ – Hyseni zë vendin e Radoviç!

66’ – MUNDËSI E SHKËLQYER E LUFTËTARIT! Pas harkimit nga këndi Janiçiç ka një mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por goditja e tij përplaset në trupin e Koliçit.

64’ – Milosavljev provon nga brenda zone, por nuk arrin të godasë ashtu siç duhet në portën e vlonjatëve.

61′ – Ymeraj shkarkon të majtën e tij, por topi shkon mbi kuadratin e portës së Flamurtarit.

60’ – ÇFARË MUNDËSIE HUMBET FLAMURTARI! Bushiç e sheh veten të vetëm me Ruçin, por në mënyrë të pabesueshme kapiteni i Flamurtarit shpërdoron mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë!

59′ – Mustafa zë vendin e Beqajt!

57′ – Radoviç nuk mundet të fitojë duelin e shpejtësisë me Koliçin, me gardianin që neutralizon rrezikun.

56′ – Rast i mirë vendasit, harkimi i Milosavljev largohet në këndore nga Beqaj.

50’ – Demo harkon nga e majta, por topi shkon drejtpërdrejt në duart e portierit Koliçi.

47′ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë për shkak protestash!

46′- NIS PJESA E DYTË!

42’ – Shkurtaj provon me një goditje nga e djathta, tentativa e tij shkon në rrjetën e jashtme, edhe pse ishte një pozicion mjaft të volitshëm.

39’ – Batha provon nga një goditje dënimi, por tentativa e mesfushorit neutralizohet nga portieri Ruçi. Nuk gjen mbështetjen e trajnerit Daja ky veprim i Bathës, i cili kritikohet pas këtij momenti.

36’ – Beqaj bën gjithçka mirë nga e djathta, por në momentin e fundit vonohet në goditje dhe i merret topi nga bluzinjtë.

33’ – Shkurtaj lëviz mirë brenda zone, por Radoviç nuk tregohet i saktë me goditjen e tij.

32’ – RAST I MIRË PËR FLAMURTARIN! Pas një aksioni nga e djathta, Beqaj pason për Hysenin, i cili provon nga fare pranë, por ndalet nga portieri vendas, Batha tenotn sërish, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.

30′ – Milosavljev sërish i rrezikshëm, por Alla mbyll mirë dhe arrin të fitojë dhe një goditje dënimi.

24’ – Milosavljev hedh një top në shtyllën e dytë nga një goditje dënimi, por Koliçi del dhe kontrollon situatën.

17’ – Liçaj godet bukur me kokë, por Koliçi është në të njëjtën lartësi. Aksioni i pavlefshëm pasi sulmuesi i gjirokastriteve ka qenë më i avancuar se mbrojtja kuqezi.

15’- MUNDËSI E SHKËLQYER PËR LUFTËTARIN! Milosavljev del i vetëm me portierin Koliçi, por harkimi i lojtarit të Luftëtarit shkon pak mbi kuadratin e portës vlonjate.

12’ – Flamurtari rrezikon nga një goditje standarde! Batha harkon nga nj goditje këndi, Musta në shtyllën e parë gjen topin, por jo kuadratin e portës. Batha rrezikon sërish me një tentativë nga distanca, megjithatë pa e rrezikuar shumë portierin vendas që neutralizon gjithccka.

9’ – Shkurtaj nga e majta provon që të ndërtojë një aksion premtues, por Alla largon topin në anësore.

5′ – Ymeraj avancon nga e djathta, pasimi i gjirokastritit është tepër i fortë dhe Milosavljev nuk mundet që të krijojë një situatë të rrezikshme.

3′ – Maldin Ymeraj harkon nga këndi, topi iu ulët largohet nga mbrojtja mike. Në goditjen e dytë nga këndi radhazi, topi devijohet nga një prej gjirokastritëve, por sërish mbrojtja vlonjate është vigjilente dhe largon rrezikun.

1′ – NIS NDESHJA!

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3

E shtunë, më 1 shtator, ora 16:45
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari: Ruçi – Liçaj, Rapa, Janiçiç, Demo – Aleksi, Ramadani – Radoviç, Ymeraj, Milosavljev – Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç

Flamurtari: Koliçi – Siljanovski, Pollozhani, Alla, Kotobelli – Deliaj – Beqaj, Batha, Hyseni, Musta – Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Dojando Myftari, Mateo Sadikaj, Andi Koçi,

Delegat: Uvil Zajmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online