45 milionë euro për kategorinë e tretë, Vinicius nis e bën filozofin

Reali i Madridit përballet me Leganesin sonte në mbrëmje në “Santiago Bernabeu” dhe do të kërkojë të marrë fitoren e radhës. Vinicius Zhunior është stërvitur gjatë gjithë javës me ekipin e parë, por Lopetegui nuk e ka grumbulluar për ndeshjen kundër Leganes.

Ai ka kaluar te ekipi i dytë, që drejtohet nga Solari dhe merr pjesë në kategorinë e tretë spanjolle. 18-vjeçari brazilian do të aktivizohet në derbin përballë Atletiko Madrid B, që zhvillohet ditën e diele.

Një shans i mirë për të lënë shenjën e tij, por lojtari, i cili u ble për 45 milionë euro nga Flamengo, është i mërzitur me këtë situatë. Lopetegui nuk i beson ende dhe dëshiron t’i japë kohën e mjaftueshme për t’u përshtatur me futbollin iberik. Sulmuesi i talentuar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku e merr situatën me filozofi dhe tenton të mos humbasë besimin te vetja.

Një ditë çdo gjë do të ketë kuptim. Ndërkohë, duhet të qeshësh me konfuzionin, të qash sa më pak dhe të përpiqesh të kuptosh se gjithçka ndodh për një arsye shumë specifike”, shkruan Vinicius. Fjalë vetë motivuese, edhe pse dallohet qartë që braziliani nuk është dakord me situatën në të cilën ndodhet.

Ai mund të jetë penduar që nuk zgjodhi një klub për t’u huazuar, ku do të kishte mundësi të luante, por merkato është mbyllur dhe Real Madrid B mbetet zgjidhja e vetme për momentin. Derisa Lopetegui të bindet për ta thërritur në ekipin e parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online