Napoli është ka siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Italisë. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti mundi me rezultatin 2 – 0 Sasuolon në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Paolo”.
Polaku Milik dhe spanjolli Ruiz shënuan për të zotët e shtëpisë. Në këtë përballje, pati minuta të plota për lojtarin e kombëtares sonë Elseid Hysaj. Gjatë pjesës së parë, shkodrani kreu një gabim në spastrimin e një topi dhe Sasuolo më pas shënoi. Fatmirësisht ndërhyrja e “VAR” bëri që goli i skuadrës mike të anulohej.
Mbrojtësi 24-vjeçar u rikthye të luajë si titullar pas dy ndeshjesh. Lajmet e merkatos sigurisht që kanë ndikuar jo pak në gjendjen psikologjike të lojtarit, që është kthyer në një çështje pas kritikave të pafundme të agjentit të tij ndaj Ançelotit dhe klubit.