Rizespori po kalon një formë të mirë në kampionatin turk. Tre fitore rresht, ndërsa sot po përballet në shtëpi me Antaljasporin. Vedat Muriqit i kanë mjaftuar vetëm 6 minuta lojë për të gjetur golin.
Sulmuesi i Rizesporit ka marrë një pasim të bukur, ka stopuar mirë topin dhe ka lëshuar një të majtë, që ka përfunduar në trekëndëshin e portierit kundërshtar. Në stadium ka shpërthyer festa, ndërsa vetë sulmuesi është befasuar nga ajo goditje shumë e bukur.
Goli i shtatë në kampionat për 24-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës, duke qenë dhe golashënuesi më i mirë i ekipit të tij. Ndeshja vazhdon dhe Rizespori ndodhet në avantazh me golin e sulmuesit shqiptar.
Vedat Muriqi Harika gol #rizespor pic.twitter.com/UFP1sv5PG9
— ikibucuküstt (@detayanalizzzz) February 9, 2019