VIDEO | Marsial magjik, gol fantastik ndaj Fulhemit

Mançester Junajtid luan në këto momente në fushën e Fulhem, ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Premier Ligës. “Djajtë e kuq” po konfirmohen javë pas jave të frikshëm, që nga koha kur Ole Gunar Solskjaer ka ardhur në krye të ekipit, teksa edhe sot po triumfojnë me shifrat 0-2.

Goli i parë është shënuar nga Pogba, i cili me një “predhë” mposhti porterin vendas. Ndërkohë, ai që ka marrë vëmendjenmë të madhë ka qenë goli i dytë. Antoni Marsial ka shënuar një gol fantastik, teksa ka marrë me radhë lojtarët e Fulhem dhe më pas i vetëm me portierin u tregua i saktë.

Tjetër konfirmim që ardhja e Solskjaer ka ndrequr shumë gjëra për ekipin nga “Old Traford”. Kujtojmë, në kohën kur ishte Murinjo, Marsial u përfol dhe si i larguar, teksa me ndërrimin e trajnerit, francezi ka rinovuar kontratën e tij së fundmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online