Goli i Ros Barklit në minutën e fundit të takimit, bëri që Mançester Junajtid të largohet me vetëm një pikë nga trasnferta e Çelsit. Një rezultat që dhemb shumë, pasi skuadra e Zhoze Murinjos diktoi rrjedhën e lojës në “Stamford Bridge”.
Por, ajo çka acaruar më shumë teknikun portugez ishte reagimi fëmijëror i një prej asistentëve të Mauricio Sarrit, i cili festoi mu përpara stolit të “djajve të kuq”. I menjëhershëm ishte reagimi i portugezit, i cili në nerva e sipër u nis ta konfrontonte, por ndërhyrja e forcave të sigurisë bëri që situata të qetësohej.
When you've been waiting ages for food and the waiter walks past with someone else's order #MUNCHE #CHEMUN #MUFC #Mourinho #StamfordBridge #Jose pic.twitter.com/6YgSTmY8Wb
— JohnDavies350 (@JohnDavies350) October 20, 2018
Në përfundim të takimit, vetë trajneri i Çelsit Maurico Sarri ndërhyri për t’i kërkuar falje Murinjos, duke organizuar një takim midis asistentit dhe trajnerit portugez, ku ndihmësi i kërkoi falje për veprimin e pamatur.