VIDEO | Murinjo pas largimit: Nuk kam çfarë të them!

0

Shkarkimi i Zhose Murinjos një ditë më parë nga drejtimi i Mançester Junajtid, erdhi në mënyrë të papritur, teksa rezultatet negative të luzitanit kishin kohë që ishin të pranishme, pasi sezoni i “djajve të kuq” është në kufijtë e dështimit.

Tekniku portugez, tashmë është një trajner i lirë dhe spekulimet rreth të ardhmes së tij kanë nisur që tani. Destinacionet e mundshme për “Special one”, thuhet të jenë Interi ose Reali i Madridit. Lidhur me shkarkimin dhe mbi të ardhmen, Murinjo është pyetur nga një gazetar i “Sky Sport” dhe përgjigja e luzitanit ka qenë e thjesht, duke thënë se nuk ka fjalë.

“Nuk kam çfarë të them, më njihni mua.”, komentoi shkurt Zhose Murinjo. Ndërkohë, pas shkarkimit të tij, klubi i Mançester Junajtid, njoftoi ditën e sotme se, drejtimin e ekipit do ta marrë deri në fund të sezonit norvegjezi, Ole Gunar Solskjaer.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.